Një vilë është përfshirë nga zjarri në fshatin Shalë të Lipjanit, ku si pasojë janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Sinjali mëson se pronari i vilës ka njoftuar Policinë, ku ka deklaruar se dyshon që zjarri është shkaktuar qëllimisht nga dora e njeriut.
Bazuar në dëshminë e tij, vlera e dëmit kap shifrën e rreth 10 mijë eurove.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Zjarrvënie’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.