Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritHaxhi Muhaxheri-SA HERË VJEN NËNTORI

Haxhi Muhaxheri-SA HERË VJEN NËNTORI

SA HERË VJEN NËNTORI

Sa herë që vjen Nëntori
Të gjithë duam të bëhemi
Adem Jashar e Ismail Qemal
Isa Boletin a Idriz Sefer
Oso Kukë a Mic Sokol
Dedë Gjo Lul a Sefë Kosharë…


Me plisin e bardhë në dritë të syrit
Bëjmë foto duke e puthur flamurin
Dhe fjalët i ngjyrosim krejt kuq e zi


Pastaj… Pastaj
Harrojmë të marrim frymë shqip
Nisim e bëjmë prapë jetë ujqërish


Kafshojmë njëri tjetrin
Kafshojme dhe Lirinë


Diellin Ia vërbojmë atdheut
Dhe Zotin… Edhe Zotin bre
Duam ta kemi veç për vete

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT