Sunday, December 22, 2024
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota -VOGËLUSHJA E MJERË

Petro L. Sota -VOGËLUSHJA E MJERË

VOGËLUSHJA E MJERË

Moj vogëlushe, sa shumë më trishton,
Kur në rrugë të shoh, ashtu të mjerë,
Me dorën e vogël lëmoshë po kërkon,
Qielli m’u nxi e mbi kokë filloj të më bjerë.

Nuk po e duroja dot, këtë lloj qetësie,
Zemërimi më rrëmben e më kthen në stuhi,
Shpirtin po ma këput, kjo dorë e vogël fëmije,
Që lëmoshë po kërkon dhe e në heshtje rri.

Të gjitha dhimbjet e plagëve do t’i duroja,
Por këtë dhimbje, nuk mund ta duroja dot,
Tek shoh këtë dorë të vogël, do të lotoja,
Që zgjatet për lëmoshë, në këtë ditë sot.

Se lodrat ajo, as në ëndërr s’i ka parë,
Sepse edhe ëndërrat, kurre nuk i pa,
E uritur në gjumë, shumë herë ka qarë,
Një përqafim të ëmbël, askush nuk i dha.

Një cop tjegull, si pafkë në dorë e mban,
Dhe padashur harron dhe luan mbi asfalt,
Kujtohet papritur, se në darkë ndoshta qan,
Një cop bukë e thatë, i duket si me mjaltë.

Vrapon e luan, vetëm kur gjen thërrime,
E trishtuar shikon në rrugë, femijë të tjerë,
Nuk ka parë asnjëherë,në jetë ajo gëzime,
Në rrugë e shoh përherë,vogëlushen e mjerë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Fitore Haklaj-ËNDËRR

Moti për sot