Friday, July 26, 2024
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-EJA

Valbona Kolaveri-EJA

EJA

Pritja ime
Qëndron përtej sysh,
Në porta të mëdha zemre
Stoike qëndron

Kah teje
Regëtin një dritë e largët,
Se shquaj mirë
Por prapë më tundon,
E dua ti ngas nga pas

T’më udhëheqë
Udhëve të pashoqe
Të shpirtit,
E të më paqtojë,
Ëndrrash grabitqare
Që ma vodhën zemrën

Dhe shikimet t’mi ndezë
Kryqëzuar premtimesh
Të pambajtura,
E t’më dehë labirinthesh
Të pashkelura më parë

Sakaq duarlidhur
Mbaj në dorë një trëndafil,
Me shpresën
Se do të vish

E atëherë,
Do ti thyej një nga një
Të gjithë gurët e mallit,
Edhe drurët e arkapiave
Do ti djeg për ty

Të ndez një zjarr
E të ngrohem krahësh,
Me përqafimin tënd
Si ngushëllim,
Eja pra,
Se po të pres..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT