Monday, December 9, 2024
BallinaSportAraujo nuk do të largohet në janar nga Barcelona, por mbetet objektiv...

Araujo nuk do të largohet në janar nga Barcelona, por mbetet objektiv kryesor i Bayernit

Ronald Araujo raportohet se është i interesuar për të qëndruar te Barcelona, pavarësisht interesimit nga Bayern Munichi.

Pavarësisht blerjes së Kim Min-jae nga Napoli në verë, gjiganti gjerman është ende i vendosur të sjellë përforcime tjera në janar, në fazën e mbrojtjes,

Me “Bavarezët” që kërkojnë të forcojnë vijën e tyre të mbrojtjes, Araujo i Barcelonës është shfaqur si një objektiv i mundshëm transferimi.

Megjithatë, sipas gazetarit Florian Plettenberg, reprezentuesi i Uruguait nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona gjatë janarit dhe për këtë është informuar kampioni i Gjermanisë.

Bayerni do të kishte qenë i gatshëm të paguante një tarifë të konsiderueshme për ta nënshkruar me të në afatin e dimrit, por tani transferimi i tij duket i pamundshëm.

Gjithsesi, 24-vjeçari mbetet objektivi i ëndrrave për Tuchel dhe të tjerët në klub. Ronald Araujo me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT