Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritRizah Reshani-KURBETÇINJTË

Rizah Reshani-KURBETÇINJTË

KURBETÇINJTË

Ata vijnë në qershor, korrik, dhjetor.
Me vetura, autobusë, aeroplanë
Me mallin për Nënën që i pret te dera
Përcëlluar për baltën, djepin, për ferra.


Vijnë me fytyrat e rrudhosura nga mallëngjimi
Me sytë e rrëmbushur nga loti
Vijnë natën dhe ditën si zogjtë shtegtarë
Një shekull iu duket mërgimi i një moti!


Vijnë me këngët melankolike për kurbetin
Me fjalët e huaja në fjalorin e shqipes.
Vijnë më fëmijët që ëndërrojnë Detin
Atdheun atje s’kanë mundur ta mbjellin!


Këtu vetja iu duket mbret në fron
Gjembat iu duken petale trëndafili.
Këtu guri iu duket jastëk i pambuktë.
Kënga e gjelit i kënaq si bilbili.


Tevona pritueshëm ikin zemërvrerë
Me nga një copë vendlindje në xhep
Ikin me çmalljen zhuritëse të prerë
Rrugëve gjarpërore drejt polit që vret.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT