Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmePolici goditet me veturë në Pejë, i dyshuari iku nga vendi i...

Polici goditet me veturë në Pejë, i dyshuari iku nga vendi i ngjarjes

Një person ka goditur me veturë një zyrtar policor në Ozdrim të Pejës, teksa polici kishte tentuar ta ndalojë të dyshuarin për kontrollë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:00 dhe konfirmohet se polici është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se i dyshuari është në arrati, ndërsa zyrtari policor është dërguar në Emergjencë pas goditjes nga vetura.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT