Friday, October 18, 2024
BallinaVitrina e libritKumrie Avdyl Shala -DORËZGJATUR MOS MË LË!

Kumrie Avdyl Shala -DORËZGJATUR MOS MË LË!

DORËZGJATUR MOS MË LË!

Pse nuk më lejon të të ndihmoj,
Kur zgjata të dyja duart
Të të afroj pranë shpirtit tim.

Mos refuzo ndihmën time,
Që me vite ta ëndërrova,
Të të dërgoj në qiellin e shtatë të parajsës.

Mos u sjell rreth boshtit shekullor!
Zbuloje plagën të marrë ajër atdheu,
Se do të shërohet më lehtë.

M’u afro të të marr për dore,
Të të dërgoj në qiell te retë,
Atje ku të kanë zili zanat e malit,
E ujqve ulërimën ua ndal.

Mos u frikëso nga vetvetja,
Se sytë nga ti i mbaj përherë!
Mos u bëj që s’më njeh!

M’i afro duart
Të largoj përçen e zezë,
Në fytyrën tënde dua të shoh buzëqeshjen si ngaherë!

Largoje frikën,
Dorëzgjatur mos më lë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT