Saturday, October 19, 2024
BallinaVitrina e libritNatasha Ilia-TË PRITA TE SHTEGU

Natasha Ilia-TË PRITA TE SHTEGU

Të prisja te shtegu,
Ti nuk,më erdhe,
More përpjetë bregun,
Seç më zunë ethet.


Të prita te burimi,
Takim unë të lashë,
Mu sos durimi..
Buzët mu thanë.


Më vrap të arrita,
Të dua të thashë,
Buzëqesh si drita,
Mendjen pas ty lashë.


Desha flokët e tua,
Me dorë të ti prek,
Mos më prek tha lulja,
Qënke djalë zevzek.


Dy buzët e bukura,
Doja të ti puth,
Mos më prek tha flutura
Sytë e zes si rush.


Ballin të të puth,
Nuk kërkoj më shumë,
Faqet si lulkuq,
Më dogjën si shpuzë.


Më sillte vërdallë,
Unë si manar,
Vetullat gajtanë,
Trupin si lastar.


Dorën, ti kap desha..
Më the mos ma kap,
Mbush ujë në 100 çezma,
Ujë ty s’të jap.


Më zemër të dhembur,
Zbrita unë i heshtur,
Erdhi duke rendur,
Më përqafoj e më puthi fshehur.!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT