Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritShqiptari i vrarë sot në Mali të Zi kishte kërkuar statusin e...

Shqiptari i vrarë sot në Mali të Zi kishte kërkuar statusin e dëshmitarit të bashkëpunëtorit, posedonte informacione për disa vrasje

Një anëtar i një grupi të organizuar kriminal ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm nga të shtënat me armë zjarri në Tivar të Malit të Zi.

Siç raportojnë mediat atje,  në këtë atentat ka mbetur i vrarë Edmond Mustafa, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Dëshmitarët okularë nga lokalet në rrugën ku ndodhi rasti thanë se dëgjuan disa të shtëna dhe se një grua ishte me viktimën.

Mustafa prej vitesh njihej si pjesëtar i klanit kriminal të Skaljarit. Sipas raportimeve, ai ka kërkuar statusin e dëshmitarit të bashkëpunëtorit  për të ekspozuar vrasje të rënda dhe krime të tjera të kryera nga anëtarët e Shkaljar dhe të klanit Kavac.

Sipas këtyre raportimeve, Edmond Mustafa,  më 27 mars 2022, është dëgjuar në ambientet e Departamentit për Krime të Rënda të Drejtorisë Policore të Malit të Zi dhe në atë kohë ka kërkuar statusin e dëshmitarit të bashkëpunëtorit në zbardhjen e vrasjeve të rënda dhe krimeve të tjera të kryera nga anëtarët e bandës së Skaljar dhe të klanit Kavac.

Siç raporton portali “M” në Mal të Zi, pavarësisht se edhe atëherë policia e dinte se Mustafa ishte një person me interes, i cili pranoi pjesëmarrjen e tij në disa vrasje dhe përshkruan në detaje shumë vrasje të tjera dhe emërtoi autorët dhe porositësit e tyre, ai nuk u arrestua kurrë, as nuk i është caktuar statusin që ai kërkonte.

Informacionet dhe përmbajtjen e seancës së Mustafës, të cilën portali M e publikoi vitin e kaluar, i posedonin të gjitha institucionet kompetente shtetërore.

Intervista që policia ka zhvilluar me Mustafën më 27 mars 2022 është bërë me kërkesë të tij dhe si arsye për kontaktimin me këtë departament ka deklaruar se siguria e tij është kërcënuar nga anëtarë të grupit të organizuar kriminal “Barska” (degë e Klani Skaljar), anëtar i të cilit është, por edhe nga anëtarët e organizatës kriminale kundërshtare “Kavaci”.

Në bisedën e Mustafës me anëtarët e Departamentit për Ndalim të Veprave të Rënda Penale, sipas procesverbalit, ka marrë pjesë edhe prokurori special i shtetit të atëhershëm, Sasha Çagjenoviq.

Sipas procesverbalit, Mustafa ka specifikuar rolin e tij në dy krime të rënda: vrasjen e Sllobodan Sharanoviqit dhe vrasjen e Ivan Labanit. /Reporteri.net/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT