Sunday, October 13, 2024
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota -GRUAN E DASHURUAR.

Petro L. Sota -GRUAN E DASHURUAR.

GRUAN E DASHURUAR.

Që i ngjaj një poeti, ti më thua kot,
Një poeti, që dikur veten ka vrarë,
Por vargjet si ai, unë nuk i bëj dot,
Edhe pse ndonjëherë, ti ke qarë,

Je prekur, se diçka të ka munguar,
Ndoshta malli i një dashurie të vjetër,
Poezi të bukura shumë janë shkruar,
Por jo nga unë, nga dikush tjetër.

Mund ta lexosh edhe njëqind herë,
Poezinë “ Mall “ se ka ëmbëlsi nektari,
Të tërheq vargu, sikur të deh me verë,
Gjithashtu edhe vargjet nga “ Poçari “.

Vërtetë kam shkruar, për sytë e tu,
Se janë, si yje të rrëzuara mbi ball,
Çdo poet, do të shkruante po ashtu,
Por jo, tek çdo grua, do gjente mall.

Vetëm një çast, më duhet ta kuptoj,
Që ekzistojnë akoma, gra të bukura
Jo vetëm nga sytë, që si yje ndriçojnë,
Por dhe nga buzët, si të pa puthura.

Na kanë prekur, shumë gjëra në jetë,
Kur të panjohurën, e kemi zbuluar,
Dhe kur në gjoks, i tundet një gërshet,
Poeti e kupton, gruan e dashuruar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT