Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritAnton Marniku -Dy gjana..!

Anton Marniku -Dy gjana..!

Dy gjana..!

Dy gjana nuk gjëjn qetesi
në vëndin tim
malli i mergimtarit
që pikon mërzi
dhe yshtja e të riut
që i është ba gati si fiksim
me e braktis vendin e ti.
Dhe si rrufe
nga germazi del një pyetje
e pa artikuluar
atëherë ç’ n’a duhet ky atdhe?
ai qê ikë, jeton i përmalluar
e ai që rri
iken e bënë si me le.
Jemi ba legjënd e një mallkimi
ku lulet vyshkën nga pikllimi
syt kerkojn një shteg
atdheun e askujtë e zë trishtimi!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT