Sunday, December 22, 2024
BallinaVitrina e libritMexhid Havolli -GJYSHJA NUK LEXONTE

Mexhid Havolli -GJYSHJA NUK LEXONTE

GJYSHJA NUK LEXONTE GAZETË

Thuhej do bëhet mirë
Kur gjyshja lexon gazetë.


Ajo nuk kishte kohë për art
As për trillime të rreme të jetës.


Për çdo ditë i lutej Zotit
Për shtëpi e liri.


Ajo nuk lexonte gazetë
Lexonte jetën me tmerrësinë e vet.


E njihte matematikën
Me një të panjohur.


Gjyshja ime s’lexonte gazetë
Por për çdo ditë na mësonte
Nga një dhimbje të re të lirisë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Fitore Haklaj-ËNDËRR

Moti për sot