Thursday, April 18, 2024
BallinaLajmeShqiptari që luftoi në 30 luftëra! Ekskluzive, flet për herë të parë...

Shqiptari që luftoi në 30 luftëra! Ekskluzive, flet për herë të parë Vudi në Esencë

Ngjarje që nuk i beson se ndodhin në Shqipëri dhe Kosovë! E tillë është historia e jetës së 37 vjeçarit Vudi Xhymshiti që këto ditë pret të niset në kufi me Rusinë, pasi vendet balltike po ndërtojnë strehime kundër Rusisë. Ndiqni rrëfimin e plotë në Esencë në Report Tv. 

Histori e vërtetë! Histori si në filma! Ngjarje që nuk i beson se ndodhin në Shqipëri dhe Kosovë! E tillë është historia e jetës së 37 vjeçarit Vudi Xhymshiti që këto ditë pret të niset në kufi me Rusinë, pasi vendet balltike po ndërtojnë strehime kundër Rusisë. Nga Armenia, Gjeorgjia, Siria, Libia, Ukraina, Tunizia, Jemeni, Egjipti, Somali, Mali, Bahrein etj, a ka lufta të njëjtën fytyrë për Vudi Xhymshitin? Cili është mjeti me të cilin ai lufton dhe çfarë merr gjithmonë me vete? Kush e ka paguar atë më shumë dhe cilat raportime ka bërë për mediat ndërkombëtare? A është i pavarur apo punon për dikë? Cili do të jetë sipas tij fati i Ukrainës dhe i Kosovës? Ndiqni rrëfimin e Vudi Xhymshiti, fotoreporter lufte i ftuar në Esencë në Report Tv. 

Eljan  Tanini: -Atë çantën, valixhen e mban gjithmonë me vete?

Vudi: -Për 17 vite e mbaj kështu!

Eljan Tanini: -Unë nuk di të ketë fotoreporter tjetër si ti?

Vudi: -Jo nuk di, nuk kam takuar kurrë asnjë.

Eljan Tanini: -Më trego pak jetën tënde?

Vudi: -Në vitin 1997 jam takuar për herë të parë me një aparat fotografik, me një fotograf gjerman. Vuajtjet në Kosovë më bënë të përshkushtohesha më shumë me fotografinë. Zotëria në fjalë, fotoreporteri më la më pas aparatin. Në moshën 14 vjeçare kam qenë shumë i përkushtuar me shkru. Unë vi nga Gjilani. Shtëpia jonë është djegur, u kthyem në refugjatë. Forcat militare dhe paramilitare serbe lëviznin shumë në rrugët tona. Ata shpërndanin disa kartona të verdhë për dëbimin e shqiptarëve të Kosovës. Më pas këto kartona shërbyen për të vrarë njerëz, e për të hapur varreza masisve.

Eljan Tanini: -Cili është vendi i parë që ju ka shërbyer për mirë, që keni shkuar për të luftuar me aparatin tuaj?

Vudi: -Për herë të parë kam qenë në Rripin e Gazës në vitin 2007. Aty kam punuar me Neë York Times si kohë prove. Lufta e dytë ka qenë pushtimi i Republikave Jugore të Osetisë, Abkasizë Jugore në Gjeorgji. Pas gushtit të vitit 2008 që unë mbulova këto vende, pata fatin që redaksi të ndryshme nga bota të më kontaktonin, sidomos ato në USA. Pastaj u mora me Pranverën Arabe.

Eljan Tanini: -Keni qenë në Armeni, Gjeorgji, Siri, Libi, Ukrainë, Tunizi, Jemen, Egjipt, Somali, Mali, Bahrein, Gaza etj…

Vudi: -Po, ka pasur raste kur kemi qenë në front dhe çdo gjë ka qenë e programuar, ka pasur edhe raste kur kemi qenë në front dhe asgjë nuk kemi bërë, asgjë për arsye të ndryshme. Kemi shkuar edhe disa herë në të njëjtin vend, po ashtu edhe direkt nga Hoteli në front dhe asgjë nuk kemi bërë.

Eljan Tanini: -Cila ka qenë lufta më e vështirë për të raportuar, lufta më e vështirë për të treguar deri më sot?

Vudi: -Të fotografosh një vend lufte ka veshtirësitë e veta, qasjen në informacion, besueshmëri etj… Jeta është gjithmonë në rrezik, sidomos në vendet që shkon për herë të parë. Sidomos kur vendasin të shohin si të huaj. Kam hasur në situata ku njerëzit nuk të besojnë.

Eljan Tanini: -Di që ke hasur vështirësi në Siri?

Vudi: -Ka qenë përvojë jo edhe aq e zakonshme. Para luftës në Siri vendosa të mos jem i varur diku, të mos isha staf askund. Jam rrëmbyer dy herë në Siri, në atë kohë kisha humbur edhe një shok. Një makinë erdhi dhe ma futën kokën në thes kur po ecja në rrugë. Aty e gjeta veten shumë keq dhe menjëherë nisa të veproj me instiktet e mia. Herën e dytë jam rrëmbyer në Siri, në një shtëpi për më shumë se një javë. Kur është luftë është kudo njësoj. Të raportosh nga vendi që është marrë nga forcat kundërshtare është gjithmonë e vështirë se nga forcat shtetërore. Që prej vitit 2010 jam i pavarur. Ukraina ishte e vështirë sepse duhet të fitoje besimin. Në Ukrainë qendova 8 muaj. Kam shkuar atje nga Londra me makinë. Përpiqesha të kuptoja njerëzit, vendasit.

Eljan Tanini: -Keni pasur raste njerëzish që duhet të shpëtonit në Ukrainë?

Vudi: -Në një rast kemi marrë 2 civilë në makinën tonë, kjo është sepse kishim hallin e sigurisë sonë, por edhe sepse Forcat e Sigurisë na kishin paralajmëruar. Ishin të rinj, 40 vjeçarë,  ndërkohë pamë edhe një predhë që lëshonte copëza të ndryshme kur përplasej në tokë.

Eljan Tanini: -Si ia bënit për të ngrënë?

Vudi: -Gjendet. Sjellin edhe forcat ushtarake, sjell edhe Federata  Ruse për vendet që ka pranë saj, por edhe për ato që merr. Ashtu njësoj si siç ndodhi masakra e Izuimit e cila ka disa arsye se përse ka ndodhur, ishte mos bindje.

Eljan Tanini: -Ku ju gjeti konflikti me Ukrainën?

Vudi: -Isha atje rreth 2 javë me përgjegjësi të madhe. Në Tel Aviv  kemi pasur me vete një ekspert sigurie e që doli garant për ne. Shteti i Izraeilt nuk lejon që atje të shkojnë reportere. Nga Rripi i Gazës çdo gjë që vjen nga atje është nga vendasit, jo nga ne, jo nga media.

Eljan Tanini: -Valixhet që i mban gjithmonë gati ku do të shkojnë këtë herë?

Vudi: -Do të shkojnë në Kosovë, pastaj me mua në Finlandë. Sepse ka informacione që vendet balltike po ndërtojnë bunkerë në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë, sepse mund të ketë një ofensive ushtarake nga Rusia. Nga Finlanda do të shkojë poshtë, Latvi, Lituani, Estoni, Poloni dhe do të futem më pas në Ukrainë. 

Eljan Tanini: -Cilat janë mediat më të famshme për të cilat ju keni raportuar?

Vudi: -Neë York Times, Ëashington Post, Time Magazine, Sunday Time, Time of London, BBC, CNN, The Guardian, Al Jazeera etj…

Eljan Tanini: -Cilat janë mediat që paguajnë më mirë?

Vudi: -Të gjitha janë shumë të mira, por më së miri e kemi kaluar me Der Spiegel.

Eljan Tanini: -Ju janë thyer ndonjëherë aparaturat?

Vudi: -Po, fatkeqësisht më ka ndodhur në Kosovë në vitin 2008 nga serbët lokalë, më ndihmuan të tjerë për ti riblerë. Në vitin 2012 një shofer polic i ka thyer mjetet e mia për shkak të hulumtimeve të mia gazetareske.

Eljan Tanini: -Vudi, si e kujton mikun e vrarë, James Foley?

Vudi: -Jimmy ishte rrëmbyer në nëntor të vitit 2012 dhe askush nuk e dinte se ku dhe si u rrëmbye! Pas shumë kërkimeve e kuptuam se ai ishte rrëmbyer nga një grup militant islamik, por nuk dihej se kush ishin ata në të vërtetë, nga ISIS. Në fushatën për lirimin e tij u përfshimë të gjithë, familjarë, shokë e kolegë për 635 ditë me radhë. ‘Free James Foley’ (Shqip: Lirojeni James Foley) thërrisnim ne! Nëna dhe babai i Jimmy-t po bënin çmos për të kërkuar mbështetje nga qeveria amerikane dhe asgjë nuk u bë në këtë drejtim. Atij iu pre koka me shpatë direkt në tv.

Eljan Tanini: -Sa herë e ke vënë kokën në vështirësi?

Vudi: -Gjithmonë, për çdo gjë! Kurrë nuk kam hezituar të shkoj e të tregoj atë që po ndodh. Duhet të shkosh atje dhe të pranosh faktin ku je.

Eljan Tanini: -Nesër unë vendos të bëhem gazetar i pavarur! Si paguhet një gazetar i pavarur?

Vudi: -Kjo punë nuk ka receta. Nëse redakstitë të marrin për një kohë të caktuar, ke një pagesë ditore nga ku varet se kush je. Për një person si unë, varet nga eksperienca që ke.

Eljan Tanini: -Si vijnë paratë në luftë?

Vudi: -Përmes bankave. Por në luftë kemi kesh me vete.

Eljan Tanini: -Është më e bukur paqja apo lufta?

Vudi: -Duhet të jesh i gatshëm të luftosh për paqen.

Eljan Tanini: -A dini ta përdorni armën?

Vudi: -Jam mjaftuëshem i njohur me armën. Lufta ka të njëjtën fytyrë kudo. Në çdo shtëpi ukrainese të mbajnë me bukë, edhe kur janë në pikë të hallit. Sot ukrainasit ikin dhe kthehen

Eljan Tanini: -A kërcenohet Kosova ende sot?

Vudi: -Në Kosovë armiku është gjithmonë gati.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT