Thursday, December 26, 2024
BallinaVitrina e libritDrita Haxhillari-Joshje pabesie.

Drita Haxhillari-Joshje pabesie.

Joshje pabesie.

Humbas…
pa destinacion,
heshtur flas,
enigmë,jeta jonë.
Dilemë…
në përballje hije,
s’dimë ku vemë,
trill brumi pa shije.
Ekuacion…
formulë pa emër,
koha mbrapsh shkon,
nyje ngërçi n’zemër.
Rrëngall…
udhët pirg me halle,
vërdallë…
ujqërit hedhin valle.
Duel ironie,
ngashërim’ në ç’do kthesë,
epokë demagogjie,
joshje e pabesë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT