(Dedikim Pjesëtarit të UÇK-së, Ali Poetera)
Në ditët kur rrezet e dellit
U kthye në errësirë e toka po digjej
Ju bashkë me rrezet e diellit të artë
Po i ndriçoni rrugët e Mëmëdheut
Rrugët e Llapit të trimave të lirisë
Ju Ali Potera, jeni vetë liria jonë.
Në kohë kur lisat po i rrëzonte për tokë
Sëpata e atyre korbave të zinj të kohës
Ju me plumba të pushkëve e bomba dore
I dole në mbrojte atdheut tonë, Dardanisë
Tokës së Zahir Pajazitit e të Ali Ajetit
Ju Aliu ynë, ju u bëtë shqiponjë në vegim.
Sa larg e lartë fluturoi hija juaj në qiellin e kaltër
Atje u bashkuat më shqiponjën e Malit të Llapit
Atje në Llapashticë që u ngritë në kurorë lirie
Qëndron shqiponja e flamuri kombëtar kuqezi
Po aty ju u ndërtuat ne gurë të pathyeshëm
Në betejat që luftuat dhëmb për dhëmb e pa frikë
Me armiqtë serbë të ardhur nga toka e djallit.
Sot dhéu i tokës përqafon trupin tuaj o trim
E qielli të veshi më rroba të bardha shpirtin tuaj
Atje lart në hapësirën e kaltërsisë pikturohet fytyra
Fytyra e juaj prej nuri që tanë Kosovës po i bën dritë
Ka ndriçuar edhe rrugët e Llapshticë e të gjithë Llapit
Ajo rreze e diellit të ngrohtë sot po ngrohë ditët e lirisë.
Shko Ali atje pran vëllait tuaj të ndritur shko te Zahiri
M’i bëjë të fala nga shokët e luftës e të çlirimit të Dardanisë
I ço një copë dhé të tokës së përgjakur e lindur në lule
I thuaj Zahirit, se ne ende jemi nën petkun e rrugëtimit
Që një ditë do të bashkojmë tokat tona shqiptare
Do t’i çlirojmë, e t’i bashkojmë në një Shqipëri Natyrale.