Friday, December 27, 2024
BallinaVitrina e libritTaena Mata-Loti i Atit tim

Taena Mata-Loti i Atit tim

Loti i Atit tim

Dikur kur ishim vocërrakë
Hareshëm luanim nëpër kopështe
E pushonim kahera nën hijen e freskët
Të një peme të madhe e shumë të moçme.


Edhe më vonë kur ne u rritëm
Hija e saj magnet na përpinte
Të lumturuar tok’ kuvendonim
E të gëzuar hidheshim në valle drite.


Në një ditë të ftohtë vjeshte
Me shi të rrëmbyeshëm e suferinë
E përvëloi krejt pemën tonë
Një rrufe e mallkuar vetëtimë.


Tek pa pemën të përflakej
Im At’ duart grusht i mblodhi
Ndërsa pashë lotët t’i binin ndër faqe
Një dhimbje të gjithën më mbështolli.


Nuk di pse atë moment…sa çudi,
Në dhimbje befas u lumturova, ndoshta…
Pse për herë të parë pashë lot’ në sytë e tij,
Lotë në sytë e Atit tim si shqiponja.

Për pemën ohhh sa u trishtova
Por më shumë për lotin e tij
Dhe thell’ brenda shpirtit u gëzova,
Ohhh…tashmë e dija…
Ati im mund të qante si çilimi.


Prandaj mbolla një pemë të re
Të njëllojtë me pemën tonë të moçme
Në kopështin tonë, në të njëjtin vend
Atje..ku rrënja e pemës së vjetër qëndronte.


TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT