Një rrjet prostitucioni u zbulua dje në Greqi, ku 7 të mitura shfrytëzoheshin nga katër tutorë për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të para. Mes vajzave, 5 ishin shqiptare.
Njëra nga nënat e vajzave deklaroi se një 25-vjeçare ishte në rolin e tutores, e cila jo vetëm i detyronte ato që të kryenin marrëdhënie në këmbim të parave, por edhe të konsumonin drogë.
Prindërit deklarojnë se janë detyruar që të ndjekin nga pas vajzat kur dilnin nga banesa, dhe të shikonin se ku shkonin dhe çfarë bënin./m.j