Sunday, June 23, 2024
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota-UNË DHE POEZIA

Petro L. Sota-UNË DHE POEZIA

UNË DHE POEZIA

Në rrugën me pisha, shëtisim ngadalë,
Jemi vetëm ne të dy, nuk jemi shumë,
Ecim te menduar, pa folur asnjë fjalë,
Me një varg poezie, aty jam dhe unë.

Është rrugë e bukur, që shkon në det,
Por vargu s’po më le, të eci me nxitim,
Si një vajzë nga prapa, tani po më ndjek,
Aty tek një pishë, kërkon pak të rrimë.

Për poetët më flet, që si ata të shkruaj,
Por s’qenka e lehtë, për mua vërtetë,
Si një vajzë, që kam dashur, më bënë të vuaj,
E lodhem më kot, s’mund të shkruaj si poet.

Për Danten më flet, për Komedinë hyjnore,
Për Eseninin, gjithashtu për Viktor Hygoin,
Për Migjenin, Lazgushin e këngën lule bore,
Për Naimin, Kadarenë edhe për Dritëroin.

Një mikes time, që thur vargje dhe poezi,
Mundohem dhe unë, që asaj pak ti ngjaj,
E deri natën vonë, shpesh me një varg rri,
Por ato që shkruaj, i gris më vonë pastaj.

Eh…poezi, po më fut shumë në siklet,
Si një çapkënie, vërtetë me sy ma bënë,
Nuk është se unë, dua të ngjaj si një poet,
Por, m’ke hyrë në zemër, pa gjumë më ke lënë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT