Sunday, June 23, 2024
BallinaLajmePrej sot lejohet kalimi i veturave në rrugën “Xhorxh Bush” deri te...

Prej sot lejohet kalimi i veturave në rrugën “Xhorxh Bush” deri te parkingu nëntokësor

Sot hapet për vetura sheshi “Xhorxh Bush” në Prishtinë, saktësisht hapja do të bëhet vetëm deri tek hyrja kryesore e Parkingut nëntokësor.

Në rrugë është bërë sinjalizimi deri te hyrja kryesore e parkingut.

“Po e kemi liruar rrugën dhe të enjten në mëngjes e hapim atë deri te hyrja kryesore e parkingut”, ka thënë Brestovci për Kohën.

Ndryshe, ky vendim për hapje do të jetë i përkohshëm, në mënyrë që të lehtësohet hyrja në parkingun nëntokësor.

Mundësia e qarkullimit me automjete në këtë pjesë të sheshit pritet jetë derisa të nisin punimet e sheshit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT