Dr. RATAN BHATTACHARJEE, mësimdhënës në Fakultetin e Virginia Commonwealth University në Richmond dhe President themelues i Studimeve Kaleidoskopike Indian American, ka qenë Kreu i Departamentit Pasuniversitar të Anglishtes. Ai ka një përvojë të gjerë mësimdhënieje dhe është autor i vlerësuar me shumë çmime, gati 25 libra mbi letërsinë anglo-amerikane (F. Scott Fitzgerald, Patridge dhe Theodore Dreiser, INSC) dhe anglisht-indian, përveç librave të tij me poezi (Oleander Blooms) botuar kohët e fundit, libra për fiction (Six Feet Distance, Bloomington) botuar në SHBA. Dr. Ratan është gjithashtu Profesor i ftuar në shumë universitete amerikane dhe bashkëpunëtor i Bordit Këshillimor Ndërkombëtar të Theodore Dreiser Society of Philadelphia, si dhe botues shumëgjuhësh në gazetat: The Sentinel, Aajkal, Puber, Kalam Daink, Statesman, Assam Tribune, Shillong Times, etj. Ratran është Profesor i Asociuar dhe Kryetar i Departamentit të Anglishtes Pasuniversitare dhe Kryeredaktor i Letërsisë Bashkimi: revistë Ndërkombëtare e studimeve të anglishtes dhe kulturës. Aktualisht Ratan jeton në Kalkuta të Indisë.
JETA NË PYLL
Nëse jeta një pyll do të ishte
Dy shpirtrat dy pemë me gjethe vezulluese janë
Nëse jeta do të ishte një roman
Rrëfim një frymësh i gjithi është
I cili pa ndalim do të lexohej
Nëse jeta do të ishte një lumë
Besimi i tyre është si lojë sportive
Midis gurit dhe plasaritjeve të lagështa
Nëse jeta do të ishte një mundje
Forca e tyre në zbavitje gazmore manifestohet
Si një hije që kundër diellit luan
Nëse jeta do të ishte pushim
Idetë e tyre do të ishin zotësia e mendjes
Nëse jeta do të ishte e pikturuar
Qetësia e tyre
Gjithmonë e lehtë për t’u gjetur do të ishte
Nëse ndonjëherë miqësia do të bëhej e qartë
Koha bëhet e gjerë dhe e madhe
Nëse bashkësia e tyre nund të matet
Mendja e tyre
me nuanca jeshile mund të përmbushet
Nëse jeta është vorbull të qeshurash
Dy shpirtrat janë ikonat e lindura të buzëqeshjes
Nëse jeta rërëra të lëvizshme lotësh do të ishte
Do të na bënin thirrje
të arrinim në ishullin e magjepsur.
TËRHEQJE
Nëse një ditë si reja e Shrabanit kthehesh
Si erë e stuhishme do të vij
Me vete do të të shpie
Si mund ta duash uraganin
Ose të gjitha iluzionet
Dhe zhgënjimet që përfundojnë
Para se gjithçka përsëri
Në thesarin e kujtesës të rifillojë
Një grua një copëz reje mund të jetë
Me premtimin e dashurisë
Nëse si një lumë rikthehesh
Mund të të pres
Si deti me zemrën e dallgëve
Koha shpejt kalon
Si një gotë vere ndër duar
Realiteti i brishtë është
Ndërsa i pakufishëm horizonti i ëndrrës shfaqet
Si një Apsara me sy të errët
Buzës së lumit mbërritjen tënde pres
Nëse ndonjëherë
Si një shatërvan kodrash do të kthehesh
Në ujin tënd do të lagen
Poshtë si guralecë të vegjël
Ëndrroj në ngrohtësi të jem
Në ujin tënd të valës
Sikur një flluskë gazuese të isha
Nëse në fund të dimrit
Me këngën e pranverës do të kthehesh
Jeta kaq e bukur do të ish
Dhe nga gabimi asgjë nuk do të mbetej.
Përktheu Angela Kosta Akademike, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, kritike letrare, redaktore, promovuese