Friday, July 26, 2024
BallinaVitrina e libritManushaqe Hoxha Laçi-Më mbyti sevdaja!

Manushaqe Hoxha Laçi-Më mbyti sevdaja!

Më mbyti sevdaja!

Rreze t’arta dielli
po të bjenë në sy.
Kaltërsi nga qielli
vallëzon me ty.


Floku të shkëlqen
e të digjet gusha.
Shpirtin ma rrëmben
ti, blerim në fusha.


Je yll i bukurisë
e vesa mbi lule.
Ti, fllad i dashurisë
mbushur me nure.


Karafil me ngjyra
gonxhe e vesuar.
Xhelozon natyra
me hiret e tua.


Të shikoj me ëndje
gjaku po më zjen.
Prej bukurisë tënde
dielli në gjunjë bien.


Ah moj zanë mali
më vrave më trete.
Zemrën prej stralli
ma more me vete.


Me zërin e bilbilit
këndoj dashurisë.
Shkëlqimin e yllit
perlë e bukurisë.


Ti moj sy gazela
po më torturon.
S’qetësohet zemra
në s’më dashuron.


Si hëna mbi male
e plotë dhe e bukur.
Mbi taka me naze
ecën porsi flutur.


Aromë jargavani
mimozë në pranverë.
Si sorkadhe mali
kur drejt meje vjen.


Më mbyti sevdaja
që kur të kam parë.
Le të bëhet hataja
nuk e lë pa të marrë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT