Thursday, December 26, 2024
BallinaVitrina e libritMyslim Xhaferaj-(ZJARRE në DËBORË)

Myslim Xhaferaj-(ZJARRE në DËBORË)

(ZJARRE në DËBORË)

Kot s ‘i thonë mish e thua
Them se jemi dashur shumë
Nuk di se ç’thua ti për mua
Kur je vetëm e s’jam unë…


Zënka të vogla beteja..
Siç bëjnë retë lart mbi male
Po të mos binte rrufeja
Kurrë nuk do kishte zjarre…


Ndezëm zjarre në dëborë
Shashtisëm dimrin e marruar
Rritëm lule bëmë kurorë
S’ndalet shpirti dashuruar…

PSE SHKRUAJ

Shkruaj kot, pa gjë në shportë ,
Se s’luaj dot cylën dyjare…..
Edhe në shkrofsha si Ezop ,
Në shport prap s’do kem gjë fare…

.
Se vargun tim e zënë retë ,
Edhe në ndritë si rubini ,
Një tel të lozin mit-mëdhenjtë,
Quhet koncert Paganini…


Po prap se prap do shkruaj kot ,
S’rri dot i heshtur si statujë ,
Tespiet nuk numëroj dot ,
Kur varkën shoh sesi fut ujë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT