Monday, December 9, 2024
BallinaLajmeKy është i riu që u vra në Tiranë – Policia: Ishin...

Ky është i riu që u vra në Tiranë – Policia: Ishin në dy makina, jemi në ndjekje të autorëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkozës në Tiranë, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën pasi është plagosur me thikë.

Mediat atje raportojnë se viktima është Aureljo Dervishi, i cili për fat të keq ka ndërruar jetë rrugës për spital.

Policia ka njoftuar se grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital”, njofton policia.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT