Friday, October 18, 2024
BallinaVitrina e libritDrilon Mujota-Vdekja

Drilon Mujota-Vdekja

Vdekja

Vdekja, misteri i patundur,
Që së fundi na pret të gjithëve.
Kalim i dhimbshëm, por i paevitueshëm,
Nga kjo jetë e dhimbëshme.

Ç’fshihet pas kësaj perde të trashë?
Një fund apo një fillim i ri?
Askush s’e di me saktësi,
Por të gjithë e presin në përgjithësi.

Disa i druhen kësaj çaste sublime,
Të tjerë e presin me guxim e qetësi.
Por vdekja është pjesë e ciklit jetësor,
Ndarja përfundimtare, por edhe ribashkimi.

Ashtu si jeta, edhe vdekja ka mister,
Që as mendja më e mprehtë s’mund ta zbërthejë.
Ne vetëm dimë se asgjë s’është përjetësi,
Dhe një ditë duhet ta lëmë këtë botë me qetësi.

Prandaj, le ta jetojmë jetën me plot ngjyra,
Le të dhurojmë dashuri e mirësi.
Sepse vdekja na pret të gjithëve,
Por kujtimi ynë do të qëndrojë në fund.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT