Sunday, December 22, 2024
BallinaVitrina e libritLola Shehi-PRANVERË QARAMANE

Lola Shehi-PRANVERË QARAMANE

PRANVERË QARAMANE

Ç`bën kështu kjo pranverë qaramane
Që puthjen e vluar ma shuan mbi buzë
Më lag trupin, më than shpirtin
Më ndez e më shuan atje nën bluzë


Njëherë më djeg mollëza e mjekërr
T’i shmangem djegies fshihem nën urë
Po kjo tinzare ma kupton lojën
Më përvëlon dhe nën lëkurë…


Çadrën përtoj ta marr me vete
Rrëkeza të shijshme shpërndahen në trup
U zë pritë aty mes buzësh
Dhe zë e joshem si e paturp…


Një çift i ri puthet nën strehëz
E mua veç qielli m”bëhet çati
Si e ke hallin qaramania pranverëz
Se u zhveshën vajzat ndjen xhelozi?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT