Sunday, May 19, 2024
BallinaVitrina e libritManushaqe Hoxha Laçi-PENA E SHPIRTIT

Manushaqe Hoxha Laçi-PENA E SHPIRTIT

PENA E SHPIRTIT

Kur shkruaj me penën e lotit të ngjyer në trishtim,
Brengën se përballon natyra, zhytet në pikëllim!


Kur me nuancat e dashurisë ngjyros oqeane, tokë e qiell,
Nata vallëzon me hënën dhe dita stoliset në diell!


Kur ndjenjën e dhimbjes së mallit e hedh mbi shkëmb,
Goditja është aq e fortë, sa shkëmbi thërrmohet në vënd!


Kur shkruaj me penën e ngjyer në shpirtin njerëzor,
Universi i buzëqesh jetës dhe stinët i thurin kurorë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT