Friday, October 18, 2024
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-TE LUMI

Murtez Asllani-TE LUMI

TE LUMI

Kur shkova te lumi
mbeturina plot,
m’u duk sikur lumi
“qante” me lot.

Lumi ynë gurgullon
dhe me mua bisedon:

  • Mos më hudhni mbeturina
    se kështu më zihet fryma.

M’u drejtua lumi

  • Pse kështu veproni?
    Ujët e pastër si loti
    vetë po e helmoni.

Fëmijët dikur
laheshin në verë
tash nga ky lumë
kundërmon veç erë.

Bimët dhe bari
krejt janë dëmtuar,
sepse mbeturinat
ato i kanë mbuluar.

Kështu lumi
po helmohet
dhe natyra
po shëmtohet.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT