Saturday, July 27, 2024
BallinaSportMilot Rashica pritet të transferohet në Serie A

Milot Rashica pritet të transferohet në Serie A

Milot Rashica mund të largohet nga skuadra e Besiktasit në verën e këtij viti, pas një viti qëndrim.

Mediumi turk, “Ortaçizgi” raporton të premten se për Rashicën kanë shprehur interesim dy skuadra nga Seria A.

Drejtuesit e Besiktasit po dëshirojnë që t’i fitojnë së paku 12 milionë euro nga shitja e Rashicës.

27-vjeçari te klubi turk u transferua vitin e kaluar nga skuadra angleze Norwich City për 5 milionë euro.

Rashica edicionin e kaluar ishte i huazuar te Galatasaray, ndërsa karrierë ka bërë te Werder Bremeni e Vitesse.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT