LINJË SHPIRTI
Të “paprekshmit”
Jetojnë vetëm në iluzionin vetanak,
S’ka të paprekshëm
Të “paarritshmit”,
Nëse ekzistuan ndonjëherë
Kan vdekur qëmoti,
Çdokush e çdo gjë mund të arrihet
Duhet kohë, shumë kohë
Duhet punë, shumë punë
Dhe, durim, shumë durim
Të gjithë të pacipët, debillët
Të gjithë gojëkëqinjët, hipokritët
Të neveritshmit, neveritësit
Në veçanti narcisoidët,
Sa më larg, më mirë
Të tillët të duan kukuvajkë rrugësh
O të ndjekësh rrugën e kukuvajkave
Sidoqoftë, unë vesha parzmoren
Çdo furtune gjoksin do ia tregoj
Do i këndoj Lirisë me nota shpirti
Deri n’blerimin e Pranverës
Në shpirtrat e Njerëzve
Atëherë, mbase,
I gëzohemi edhe më shumë
Lirisë.