Avokati Besnik Berisha ka thënë se nuk është e vërtetë që Enver Sekiraqa është arratisur nga Kosova.
“Sa më shume reagime nga politikanët për rastin e Enver Sekiraqes, aq më shumë shtohet bindja se ai nuk mund të këtë gjykim të drejtë në një ambient si ky”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Berisha thotë se “nuk fitohen zgjedhjet duke bërë gjyqtarin në Facebook”, duke iu referuar në mënyrë indirekte deklaratave të ministres Albulena Haxhiu.
“Meqë ra fjala, Enver Sekiraqa nuk është arratisur, ndaj mos i kryqëzoni ata që e kanë lënë të lirë, e mos i lavdëroni as ata qe ne shkelje të ligjit dhe kushtetutës e kanë urdhërua masën e paraburgimit”, ka shkruar tutje Berisha.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se Enver Sekiraqa, është arratisur pas ndryshimit të masës së sigurisë, pasi Gjykata e Apelit dy ditë më parë kishte vendosur që të njëjtin ta kthejë në paraburgim.