VALLZOJ ME TY
Ndjenjash në pritje
Me ty,
Çdo çast vallëzoj
Dashnish,
Piruetave të shpirtit
Rend pranverash,
Të marr gjithë aromat
Perqafimesh,
Dimensionesh të panjohura
Fluturoj ëndrrash,
Njësh me zogjtë shtegëtarë
Qiejve të mi,
Tokave të ngrohta, trupave tanë
Të zgjohem ,e të kem
Ngadhnjimesh.