Monday, October 7, 2024
BallinaLajmeE dhimbshme: Vdes në QKUK djali i ish rreshterit në Gjakovë që...

E dhimbshme: Vdes në QKUK djali i ish rreshterit në Gjakovë që qëlloi veten me armën zyrtare të babait

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot gjatë ditës në qytetin e Gjakovës, ku dyshohet se një person ka tentuar të kryejë vetëvrasje.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për djalin e ish-rreshterit të Policisë në Gjakovë, Qerim Ramës – i cili është pensionuar në janar.

Djali i tij po dyshohet se ka tentuar t’i jap fund jetës, duke e qëlluar veten në kokë me armën zyrtare të babait.

Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali nga stafi mjekësor – djali ka ndërruar jetë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Gjakovën, Sheremet Elezaj, ku tha se kanë pranuar informacionin se viktima ke ndërruar jetë në QKUK rreth orës 12:50.

“Sot rreth orës 10:10 kemi pranuar informatë se një person mashkull i lindur në vitin 1990 është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Përgjithshme në Gjakovë për trajtim mjekësor (dyshohet për shkakë të plagës së shkaktuar nga armë zjarri). Njësitet e nevojshme policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ku është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Aktualisht, në konsultim me prokurorin e shtetit, veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në drejtim të veprës ‘vetvrasje në tentativë’. Rreth orës 12:50 jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë”, tha ai.

Kujtojmë se ish rreshteri e mbante armën zyrtare pasi që nga viti i kaluar ka hyrë në fuqi një rregullore që edhe pas pensionimit, zyrtarët policor kanë të drejtë mbajtjen e armës zyrtare.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT