Saturday, July 27, 2024
BallinaSportNeymar në mbështetje të Vini Jr për ta fituar Topin e Artë

Neymar në mbështetje të Vini Jr për ta fituar Topin e Artë

Vinicius Jr është një nga kandidatët kryesorë për të fituar Topin e Artë këtë vit.

Braziliani shënoi 24 gola dhe dha 11 asistime në 39 paraqitje me Real Madrid këtë sezon.

23-vjeçari ishte një lojtar kyç për Los Blancos këtë sezon pasi Madridi fitoi La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Neymar ka folur në mbështetje të bashkëkombësit të tij për ta fituar Topin e Artë, duke thënë se ata kanë një marrëdhënie të shkëlqyer.

“Unë dhe Vini kemi një marrëdhënie të mrekullueshme dhe ai është një djalë i mrekullueshëm”, Tha Neymar.

“Unë e dua Vinin, ai është një mik i madh me të cilin më prezantoi futbolli. Patjetër që do të kërkoj që ai të fitojë Topin e Artë”, deklaroi Neymar. /Telegrafi/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT