Saturday, July 27, 2024
BallinaLajme“Isha me Thaçin, komandantët lokalë nuk më lejuan të filmoj”, Bytyçi: UÇK-ja...

“Isha me Thaçin, komandantët lokalë nuk më lejuan të filmoj”, Bytyçi: UÇK-ja nuk ka pasur hierarki siç e kanë ushtritë e rregullta

Ish-gazetari i Radio Televizionit të Prishtinës (RTP) Nuhi Bytyçi tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nuk ka pasur hierarki siç e kanë ushtritë e rregullta.

Ai tha e në disa zona ka pasur vështirësi për të xhiruar edhe pse ishte nën prezencën e Hashim Thaçit, raporton “Betimi për Drejtësi.

“Nuk kanë pas ndonjë hierarki siç kanë ushtritë e rregullta sepse unë kam pasur vështirësi në disa zona të luftës sidomos në Dukagjin. Kam shkuar bashkë me z. Thaçi i cili ka qenë përgjegjës për informim, por ushtarët që kanë qenë në komandën e z.Ramush Haradinaj nuk kanë me lejuar të bëjë filmimin bashkë me kameramanin tim Abaz Zekën. Po ashtu, edhe në Zatriç të Rahovecit kam shkuar që të xhiroj dhe komandanti lokal, Idriz Vehapi edhe pse ka qenë i pranishëm z.Hashim Thaçi nuk me ka lejuar të xhiroj. Kjo dëshmon se vërtetë nuk ka pasur ndonjë hierarki strikte në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, tha dëshmitari.

Përpara kësaj, dëshmitari tha se ai kishte shkuar për të raportuar dhe se nuk i ka interesuar organizimi dhe strukturën e UÇK-së, por që më pas tha se e kishte vërejtur që një hierarki nuk ekzistonte aty.

“Nuk me ka interesuar as organizimi as struktura e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kam bashkëpunuar me njerëzit kompetent që kanë qenë në atë periudhë për komunikim me gazetarët siç ka qenë z.Hashim Thaçi- përgjegjës për informim dhe zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi. Me këta dy persona kam bashkëpunuar në mënyrë intensive në zonat e luftës kurse në Prishtinë kam bashkëpunuar ngushtë me përfaqësuesin e përgjithshëm politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, z.Adem Demaçi”, tha dëshmitari.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT