Thursday, June 13, 2024
BallinaSportPrishtinë: Grabitje e armatosur në një këmbimore, një qytetar përdor armën –...

Prishtinë: Grabitje e armatosur në një këmbimore, një qytetar përdor armën – i dyshuari plagoset dhe arrestohet

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në një këmbimore në lagjen “Tophane” në Prishtinë.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në përpjekje për të parandaluar grabitjen, një qytetar po ashtu ka shtënë me armë zjarri.

Ajo bëri të ditur se policia ka dalë në vendngjarje dhe ka arritur që ta arrestojë të dyshuarit, i cili dyshohet se është plagosur, dhe ndaj tij është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 15:15, është raportuar për një rast  grabitje në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë, me ç’rast i dyshuari ka shtënë me armë zjarri AK-47. Si reagim ndaj të shtënave të të dyshuarit, në përpjekje për të parandaluar grabitjen, një qytetar po ashtu ka shtënë me armë zjarri”.

“Pas marrjes së informacionit, zyrtarët e Policisë së Rajonit të Prishtinës kanë dalë në vendngjarje, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-policore dhe pak minuta pas raportimit të rastit, kanë arritur që në Obiliq të arrestojnë personin dyshuar i cili është i lënduar. Të njëjtit për shkak të lëndimeve (dyshohet të jetë plagosur) i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor”, thuhet në konfirmim.

Tutje, Ahmeti për Klankosova.tv bëri të ditur gjithashtu se në lidhje me këtë rast policia ka sekuestruar veturën e të dyshuarit si dhe një armë automatike, të tipit AK-47.

Ndërkaq, sipas saj, hetuesit po vazhdojnë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore policore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT