Sunday, June 23, 2024
BallinaVitrina e libritAli Podrimja-LIVADHI

Ali Podrimja-LIVADHI

LIVADHI

Diku aty ishte shtpia jone
Muri i gjyshit dhe Plepi i babait
Hunjte rreth hapesise se kuqe

Diku aty zbritnim te Kroi i Dukagjinasve
Shuanim etjen
Buke e kripe hanim me perndite e Pashtrikut

Nen kose rritet tash bari
Dhe mbledhim dhembet e derdhur te ujkut
ne shtalbet
E Muri i gjyshit e Plepi i babait e Hunjte
Levizin neper kujtime

Une me duar ne xhepa sosi diten
Duke i rene hapesise se shthurur
Dhe degjoj hingellimen e eger te kuajve
te shkumuar…
Deri naten vone

Aty midis livadhit ku e kishim shtepine tone

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT