Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmeDeklaroi se posedon armatim në vlerë 600 mijë euro në shtëpi, arrestohet...

Deklaroi se posedon armatim në vlerë 600 mijë euro në shtëpi, arrestohet vushtrriasi – Policia tregon çka u gjet nga bastisja

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Vushtrri, pasi që i njëjti në një intervistë për media kishte deklaruar se në shtëpinë e tij posedon armatim në vlerë rreth 600 mijë euro, raporton Express.

Njësitet policore kanë kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një antiplumb, tre fishekë të pistoletës, një thikë-bajonetë, një brisk dhe një këllëf për armë.

Pas intervistimit, i njëjti është liruar.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE – Rr. Faruk Beqiri, Vushtrri 07.06.2024, 15:28. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti gjatë një interviste për media kishte deklaruar se në shtëpinë e tij posedon armatim në vlerë rreth 600 mijë euro. Njësit policore kanë bërë bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një antiplumb, tre fishekë të pistoletës, një thikë-bajonetë, një brisk dhe një këllëf për armë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT