N’LOGUN E BIRIT
Bora po peshon ma gjatë
në malet e bardha të shpirtit
n’akujt e rrëpirtë të ditëve
nata përzihet në t’andrrës laryshi
me bojë të derdhur lumit
që oshëtimën shuan lëndinës përbri.
N’Logun e Birit bari asht rritë,
e pranvera si fmija po qesh
që ecën zbathë n’shputa të lumturisë.
E ku ma bukur po i palojmë kujtimet
se n’vesë, se n’lot se n’afshin e tokës,
ku dheu ka moshën e yjeve,
e bari freskinë
e lules së përjetshme të moshës.