Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmeParashikimi i motit për sot: Temperaturat maksimale arrijnë deri në 33 gradë

Parashikimi i motit për sot: Temperaturat maksimale arrijnë deri në 33 gradë

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot i nxehtë, i karakterizuar me diell dhe vranësira, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar në zona të caktuara.

Pluhuri Saharian do të vazhdojë, me ç’rast në ato pjesë ku ka të reshura, do të jenë të përziera me baltë, njofton Meteo Kosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 16 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 33°C, transmeton Sinjali.

Era do fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-65 km/h.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT