E NESËRMJA
Ditët rrjedhin ngadal
secila lë kujtime
ato mbesin në mendje
dhe në zemrën time.
Gëzoje të sotmen
për nesër pak mendo,
se jetës nuk i dihet
sot i lumtur jeto.
E nesërmja vjen,
por ne a do të jemi
t’i shfrytëzojmë hareshëm
të gjitha mirësitë që kemi.
shumë njerëz s’mendojnë fare
që jetën ëmbëlsisht ta shijojnë,
por u shkon jeta me telashe
dhe asnjë ditë nuk e gëzojnë.
Mos e lër për nesër
se ndoshta bëhet vonë
e humb rrugën e nisur
dhe nuk di kah shkon.
Të nesërmet s’ndalen
dhe jeta vazhdon,
o,njeri i mençur
nisja puno sot!
Sot e nesër kalojnë
mos përto të punosh,
se veç me punë fisnike
jetën do ta gëzosh.