Thursday, December 26, 2024
BallinaLajmeBabai ther me thikë vajzën e tij në Prizren, dyshohet se ishte...

Babai ther me thikë vajzën e tij në Prizren, dyshohet se ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar mbrëmë pas mesnatës në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka therur me thikë vajzën e tij 21-vjeçare, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se i dyshuari në momentin kritik ishte nën ndikim të alkoolit.

Bytyqi tha se viktima si pasojë e goditjes me thikë ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Më datën 14/06/2024 rreth orës 00:10 është raportuar se në Prizren, një i dyshuar (A.Sh 44 vjeç) pas një mosmarrëveshje nën ndikim te alkoolit e sulmon viktimën (E.Sh. 21 vjeç)– vajzën e tij  duke e goditur me një mjet të mprehtë- thikë në regjionin e shpinës, viktima ka pësuar lëndime trupore sipas raportit mjekësor”, tha ai.

Më tej Policia njoftoi se prokurori i shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në tentativë’.

Pas konsultimin e prokurorin kujdestar nga departamenti i krimeve të rënda i njëjti rekomandon të inicohet rast me vepër penale “Vrasje-në tentative”, i cili e lëshon aktvendimin mbi ndalim për 48 orë”, tha Bytyqi për Gazetën Reporteri.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT