Tuesday, October 22, 2024
BallinaVitrina e libritValbona Hadri-Vetëm me ty

Valbona Hadri-Vetëm me ty

Vetëm me ty

Në shpalosjen e vargëzimit tê zakontë
Rrëfimi i êndrrave skalitet
Bashkë me rrugëtimin e magjisë përrallore.


Në çdo faqe, mban peng botën e veçantë,


Dashuria dhe paqja ngarendin në përmbushjen shpirtërore,
Ndërsa sulmet, mërzia dhe turbullirat zbresin drejtë njê udhëtimi me fund.


Kujtimet rrëfehen me fjalët e historive të pazakonshme l.
Trazimi vë shpirtin nënë tingujt e melodisë së një bote që nuk fle.


Në ty gjeta prehjen shpirtërore,
me ty udhêtova mbi gurët e thepisur,
Sa shumë dhembje!
Sa shumë mall !


Bashkë lidhnim plagët dhe me të kuqtê shkruanim vërtetësinë Dardane.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT