Tuesday, October 22, 2024
BallinaVitrina e libritIsuf S Hoxha -Të kam pritur...

Isuf S Hoxha -Të kam pritur…

Të kam pritur...

Afërditë pse mbrëmë m’u rishfaqe
Këto faqekuqe kurrë s’t’i kam harruar
Bëjnë dritë e buzëqeshur si dikur moti
Lozonjare e bukur Hyjneshë e praruar.


Ma thuaj kush të dërgoi, ke mision
T’mi zgjosh nga gjumi ëndrrat e fjetura
Trupi yt i derdhur zemrën peshë ma qon
Ngjalle kujtimet nga malli tani të djegura.


Sillesh rreth meje ,këndon si gjel deti
S’të vije keq më përtërive plagën
Un pulë e nduktë flas vet me veti
Zemra digjet me ç’far ta shuaj flakën.


Mos mia luaj Ti gocë kokës shamin
Nga zjarrmia s’di a do pres mëngjesin
Pse afrohesh aq afër e ma prek dorën
Adrenalina po rritet shkrin edhe borën .


Pse del në oborr afrohesh tek dera
Shikimi yt më deh më shumë se vera
Pse ngarend të ma puthesh ballin
Ke harruar,ike kurrë s’ma kuptove hallin.


Mos ma shpleks gërshetin para syve
Bëhem dragua ia marr dritën yjeve
Mos ma puth buzën shpërthej vullkan
S’është kjo lojë a ke pyet babë e nënë.


Fol pse vonon si rapsodi sharkinë akordon
Pritja e gjatë termet në zemër me shkakton
Po-ja të është lidhur nyje si çitjeneve ushkuri
S’të vije gjynah zemrën se kam unë prej guri.


Pse belbëzon si pllakë e grithur gramafoni
Je skuq si rreze e purpurt para perëndimi
Te është rënduar buza si kalliri kur piqet
Pa thuaje… pse më le trupin të më digjet.


Frikës flakja këmishën e gjarprit ta than dielli
Dashurinë e ka bekua me kaltërsi dhe vet qielli
Të shpërthejë erupsion të derdhet si llavë guximi
Nga ëndrrat të shtegtoj të ik përherë trishtimi.


Thuaj Po..lumturinë me buzë e ndaj në thërrime
Do i ngjyej puthjet në ç’do sekondë të jetës sime .

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT