Wednesday, October 23, 2024
BallinaVitrina e libritShkelqim Ziraj -NE DO DUHEMI GJITHSESI

Shkelqim Ziraj -NE DO DUHEMI GJITHSESI

NE DO DUHEMI GJITHSESI

Le të dridhet toka nga tërmetet,
Të shpërthejnë vullkane e stuhi,
Mal në këmbë mos të mbetet,
Ne do duhemi, gjithsesi.


Sikur qielli nga yjet të zbrazet,
Ligjet e natyrës të bëhen nul,
Oqeane, dete sikur të thahen,
Ne do duhemi, si dikur.


Sikur dielli fare të shuhet,
Toka të bëhet shkrumb e hi,
Edhe hëna sikur të zhduket,
Ne do duhemi, gjithsesi.


E gjithë bota të na urrej,
Të na përbuz, të na hyj në hak,
Edhe jetën mos të na kursej,
Ne do duhemi, prap se prap.


Sikur koha t’na ndaj,
Fati, vdekja, gjithashtu,
Përjetsisht larg të na mbaj,
Ne do duhemi, si këtu.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT