Sulmohet me armë lokali i shqiptarëve në Bruksel, dy të vdekur e tre të plagosur
Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe tre të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një kafene në pronësi të shqiptarëve në Saint-Gilles, Bruksel.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ndërsa ngjarja dyshohet se ka lidhje me pazaret e drogës.
Autorët e të shtënave mësohet se kanë qëlluar me kallashnikovë drejt klientëve që ndodheshin në tarracën e kafenesë.
Dy persona u vranë dhe tre u plagosën. Njëri nga të plagosurit ka plagë të lehta, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje të rëndë.