Friday, November 22, 2024
BallinaSportIdentitet, traditë, kulturë, këto janë fanellat e reja të Kombëtares

Identitet, traditë, kulturë, këto janë fanellat e reja të Kombëtares

Federata Shqiptare e Futbollit, të martën ka prezantuar fanellat e reja që do të veshin kuqezinjtë në ndeshjet e radhës ndërkombëtare.

Fanella e parë për ndeshjet në shtëpi sigurisht që është në ngjyrën e kuqe tradicionale (ngjyrën e flamurit shqiptar) me pjesën e qafës dhe skajet e mëngëve në ngjyrë të zezë.

Karakteristika grafike që bën dallimin në këtë fanellë është e stampuar në pjesën e përparme, me një dizajn tipik të kulturës shqiptare, veçanërisht e përdorur në veshjet tradicionale.

Versioni i fanellës së dytë është i bardhë me kornizën e qafës dhe skajet e mëngëve në të zezë me detaje të kuqe. Dizajni në pjesën e përparme është i njëjtës si te fanella e parë, edhe kjo me stampimet përkatëse. Kroniza e qafës, shiriti i personalizuar në pjesën e poshtme të fanellës nga brenda, detajet në pjesën e pasme të qafës dhe shkrimi në pjesën e poshtme të fanellës nga prapa janë identike me versionin e fanellës së parë.

Së fundi, fanella e tretë është totalisht e zezë, përsëri me një kornizë në qafë me detaje të kuqe, gjithashtu të pranishme në skajet e mëngëve.

Ashtu si në fanellën e parë dhe të dytë, edhe kjo fanella ka një model të stampuar në pjesën e përparme me dizajnin tipik të kulturës shqiptare./RTSh

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT