Falma bilbil zërin tënd
E krahët m’i falë shqiponja
T’fluturoj sot anë e kënd
T’i shëtis gjithë trojet tona.
E madhe është Shqipëria
S’mundem lehtë ta përshkoj
Thellë në jug është Qamëria
Më pas n’veri t’fluturoj!
Dhe qiellit të ngjitem lart
Përmbi male dhe mbi det
Ta shoh vendin tim të artë
Se nuk dihet sa kam jetë.
Desha t’shkoj dhe në Sanxhak
Janë ca varre të parëve tanë
Dhe me ta të çmallem pak
Se dhe ata shqiptarë janë!
Më merr malli për Shqipërinë
Se n’zemër dhe n’gjak e kam
Ja njoh mirë kësaj historinë
Dhe vuajtjet që bashkë i ndamë!
Të lutemi o i madhi zot
Nëse vërtet ekziston
Shqipërinë ndihmoje sot
Mos le kend më ta copton!