Mua, më lini të shoh vetëm ëndrra
Ashtu si fëmijë kur isha e e rritur
Te besoj në to në gjumin e syve
E jetën që mbështes e vënë si lëvizje!
Më lini , të shoh me dritaret e shpirtit
Ku sa herë më zë errësira pa ikur dielli
Te mësoj se jeta e gjysmë shekullit nis
E lënë në gjysmë ditë pa ikur hëna e verb(ër)!
Në lini, më lini se kështu jam mësuar
Te fle e me sy hapur pa ngrysur dita
Te rrëfehem me to pa ardhur mirë nata
E të më besoni se kështu përjetova unë!
Më lini në udhëkryq e të kthehem humburazi
Ashtu si e humbur kam gjetur dhe rrugën
Qe me shpie drejt agut mbi hijen time
E mbi hijen time zgjohem e pres serrish (te fle)!
Më lini, ashtu si një e lënë moteve
Te pazbardhura ndonjëherë bregoreve
Pa ngjitur maja malesh, e zbarkuar fushave
E pa pare se bie nga një gurë apo shkëmb!
Më lini , e të mos ngjitem sa duhet
E të bëhem më e vogël se sa një atom
Sepse unë që jam një anatomi e përshkruar
Një hije nga hija mendoj se dhe do vdes!
Më lini, më lini, në një qoshe ku nuk fryn erë
E të duroj deri sa të mbijetoj me ëndrrën pre’
Me frymën t’ime qe mban sikur e një tik _tak
E zemren ma vendosni mbi kokë e me nder!