Friday, November 22, 2024
BallinaVitrina e libritManushaqe Hoxha Laçi-Fjala

Manushaqe Hoxha Laçi-Fjala

Sa e bukur është fjala
kur e përtyp me kujdes.
Ledhaton si shkëmbin vala
ka aromë luleje me vesë.


Fjala është shumë e ngrohtë
kur del nga shpirti me ëmbëlsi.
Dhurata më e bukur në botë
si përkëdhelje me dashuri.


Është magjike në të vërtetë
nëse e mjalton në brendësi.
Ndihesh mbretëreshë a mbret
kur me të shpêrndan mirësi.


Fjala dhimbsshëm depërton
kur e hedh me vrer e smirë.
Si plumb në shpirt të rëndon
kur del pa kujdes a pa mëshirë.


Ta servirim fjalën si ushqim
që bukurinë e jetës t’shijojmë.
Me kujdes ta mbushim n’burim
njëri-tjetrin mos t’lëndojmë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT